10:23 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

I dashuri i ri ja shpreh publikisht dashurinë Dua Lipës

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa po korrë suksese të mëdha në skenën muzikore ndërkombëtare, kjo falë talentit dhe projekteve të saj muzikor që po pëlqehen pa masë nga publiku gjithandej nëpër botë, shkruan Indeksonline.

Krahas projekteve të saj, ajo ka qenë cak i mediave rozë edhe sa i përket jetës së saj private.

Tanimë Dua Lipa ka filluar një romancë të re me modelin 20 vjeçarë Anwar Hadid, i cili është vëllau i modeleve bukuroshe Bella dhe Gigi Hadid.

E me sa duket Dua po e shijon secilin moment me të dashurin e ri, me të cilin po shfaqet edhe publikisht, duke ju dhënë fund spekulimeve.

Së fundmi ajo para më se 30 milion ndjekësve të saj në Instagram ka publikuar të dashurin e saj Anwar, i cili në bluzën e tij po shkruante shkronjën ‘D’ duke ju referuar emrit të këngëtares, e ky gjest romantik i ka pëlqyer edhe Duas e cila e ka ndarë këtë moment me fansat e saj. /Indeksonline/