08:58 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

I dashuri i saj krenare me Dua Lipën: E dija që do të fitoje dy çmime!

Mbrëmë këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa ka bërë histori.

Ylli nga Kosova ka rrëmbyer dy çmime të rëndësishme në eventin prestigjioz Grammy Aëards.

Me këtë arritje të saj, po krenohet edhe i dashuri i saj, Isaac Carew.

Ai ka postuar një fotografi bashkë me Dua-n, i cili e kishte shoqëruar po ashtu atë në event, ndërsa ka shkruar: Kaq krenar, edhe pse e dija që do të dilje me dy çmime, por ti “përuleshe” dhe nuk e pranoje. Krenohemi me ty!

Ndryshe çifti po duken kaq të ëmbël së bashku, dhe Isaac njihet si një nga përkrahësi më i madh i këngëtares./Indeksonline/