75 Mall Live Search
22:09 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

I dashuri im nuk do më fal se u putha me një djalë gjatë kohës që ishim të ndarë

Kur i dashuri im dhe unë ishim në pushime e putha një djalë tjetër dhe i dashuri im e ka zbuluar këtë dhe e ka vështirë të më falë.

Jam 20 vjec dhe i dashuri im është 21. Ne kemi qenë së bashku për dy vjet, por kemi pasur disa probleme gjatë kësaj kohe. Ne ende e duam njëri-tjetrin, por kemi humbur kontakin tonë intim në dhomën e gjumit.

Gjatë pushimit të fundit kam bërë një gabim të tmerrshëm. Kam takuar një djalë në një klub dhe përfundova duke u puthur me atë, pra gjatë kësaj kohe ishim të ndarë me të dashurin tim.

Ne nuk kemi pasur marrëdhënie seksuale por kemi bërë disa gjëra të tjera nëse po më kuptoni se cfarë dua të them. I thash të dashurit tim tre muaj më vonë, sepse nuk mund të jetoja me faj.

Kam kërkuar falje, por ai e ka shumë të vështirë të më falë. So mund ta bind se kam bërë gabim dhe po përpiqem të jem një person më i mirë?

Përgjigja:

Ju nuk keni bërë asgjë të gabuar. Ju keni qenë e lirë kur takuar këtë djalin tjetër.

Tregoni të dashurit tuaj se dëshironi të jeni me të, por mos kërkoni asgjë për të kërkuar falje.

Nëse ai dëshiron të jetë me ju, atëherë së bashku ju  do të zgjidhni cdo problkem që ju ka ndarë.

Ju lutem mos qëndroni me të nëse ai e ka ndërmend të vazhdojë në këtë mënyrë. Kjo do të ndikojë në vetëlerësimin tuaj./Indeksonline/