14:06 / E Premte, 07 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

I dashuruar kokë e këmbë, Maluma publikon një tjetër moment me të dashurën e tij

Maluma duket i dashuruar kokë e këmbë me Susana Gomez dhe këtë nuk e fsheh më.

Çifti që nisën lidhjen dy vite më parë po e shfaqin dashurinë ndaj njëri-tjetrit publikisht.

Zemrat e miliona ndjekëseve të tij u ‘thyen’ kur panë shumë të emocionuar këngëtarin kolumbian 28-vjeçar në një moment që ndodhi vetëm pak ditë më parë.

Ishte gjatë Billboard Latin Music Awards, në fund të shtatorit, ku Maluma, pasi këndoi këngën e tij të re “Junio”, vendosi të zbresë nga skena dhe t’i afrohet Susana Gomezit, për t’i dhënë asaj një puthje pasionante para të pranishmëve.

Këtë moment artisti e ka postuar edhe në rrjetet e tij sociale me mbishkrimin e mëposhtëm: “Ju thashë: E gjeta”.

“Dua ta shfrytëzoj këtë moment për të përshëndetur të gjithë miqtë e mi që janë atje jashtë, familjen time, prindërit e mi, të dashurën time që është atje: “Të dua”. Kaq vite duke kërkuar dashurinë jashtë dhe nuk e kuptova që ishte aty, pranë meje. Të dua jeta ime, të dua”, tha ai.