75 Mall Live Search
10:35 / E Enjte, 20 Qershor 2024 / AR

I dëgjoni kudo/ Këto janë 5 hitet e kësaj vere

Vera e këtij viti ka qenë e fuqishme sa i përket këngëve në tregun muzikor.

Këngëtarët shqiptar bashkuan forcat për të na sjellë hite të mëdha.

Startojmë me sensacionin e kësaj vere, duetin mes Ledri Vules dhe Elvana Gjatës të titulluar “No Love”. Ky projekt është duke u pëlqyer jashtzakonisht shumë nga fansat e dyshes dhe po na shoqëron kudo.

Edhe një duet tjetër që bëri ‘boom’ ishte ai mes Ermal Fejzullahut dhe Kides. Dyshja sollën projektin të titulluar “Fiksim” e cila ‘shpërtheu’ menjëherë pas publikimit duke marr komente të shumta nga fansat.

Edhe dueti mes Dafina Zeqirit dhe Yll Limanit ka përmasa të hitit pasi po pëlqehet shumë nga publiku. Ky është bashkëpunimi i tyre i dytë.

Geasy kësaj radhe erdhi me një projekt në bashkëpunim me Luiz Ejllin. Dyshja u kujdesën të sjellin një videoklip interesant ku nuk munguan komentet pozitive nga ndjekësit.

https://www.youtube.com/watch?v=qGMqESdXGQs

E për fund, Mozzik lansoi albumin “Mergimstar” por projekti i cili po pëlqehet është ai në duet me vëllain Getinjon, e cila po pëlqehet shumë.Indeksonline/