75 Mall Live Search
10:10 / E Diele, 02 Janar 2022 / LB

I dehur kërcenoi se do t’i vrasë dy familjarët e tij

Policia ka arrestuar një person në Ferizaj pasi ka kërcënuar dy familjarë të tij se do t’i vrasë.

Sipas policisë, i dyshuari kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.

Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Ferizaj 01.01.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i kishte kanosur verbalisht me vrasje dy viktimat meshkuj kosovar ( familjar të tij). I dyshuari dyshohet se kishte qenë nën ndikimin e alkoolit apo lëndëve narkotike i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.