I dehur shkon me armë të shtëpia e viktimës, intervenon policia e Istogut

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të së dielës ka arrestuar një person në fshatin Zhakovë të Istogut, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.
Sipas raportit, rasti ka ndodhur më 07.09.2025, rreth orës 02:20, kur i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit, kishte shkuar në shtëpinë e viktimës, po ashtu mashkull kosovar, me një armë zjarri.
Nga i dyshuari është konfiskuar një armë gjysmë automatike. Pas intervistimit në stacionin policor, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet e rendit./IndeksOnline/