75 Mall Live Search
08:45 / E Diele, 05 Dhjetor 2021 / LB

I dehur tapë, sulmon dy zyrtar policor në Pejë

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk e ka respektuar orarin e lëvizjes dhe nën ndikim të alkoolit, në objektin e stacionit policor në Pejë i ka sulmuar fizikisht dy zyrtar policor, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i plotë i Policisë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 04.12.2021 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar orarin e lëvizjes dhe nën ndikim të alkoolit, në objektin  e stacionit policor në Pejë i ka sulmuar fizikisht dy viktimat (zyrtar policor). Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari ma vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.