75 Mall Live Search
10:56 / E Hënë, 07 Shkurt 2022 / k.v

I dehur tapë, sulmon gruan dhe djalin

Është arrestuar një person në Qikatovë e Re të Drenasit i cili në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 14:00.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor  ndërsa i dyshuari  me vendim të  prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është në procedur hetimore.