I dehuri bënte shaka nga kati i 15-të, por përfundimi ishte i tmerrshëm
E enjtja e 3 janarit ishte fatale për një person në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një amerikan derisa ishte në gjendje të dehur kishte dal në dritaren e apartamentit të tij që ndodhej në katin e 15, transmeton Indeksonline.
Por, ai nuk e kishte menduar se përfundimi do të ishte ky që ndodhi. Ai po bënte shaka, kur për një moment i rrëshqiti toka.
Si përfundim, i dehuri ra nga kati i 15-të në tokën e asfaltuar dhe mbeti i vdekur në vend. /Indeksonline/