I dehuri gjuan me armë brenda një lokali në Mitrovicë, nuk ka të lënduar

Është arrestuar një person në Mitrovicë i cili në gjendje të dehur në një lokal në rrugën “Dëshmorët e Kombit” kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshemesë.
Pavarësisht të shtënave, nuk është raportuar për persona të lënduar, transmeton IndeksOnline.
Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar: tri gëzoja, një fishek dhe tri predha të fishekëve të armës së zjarrit, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë.
Në konsultim me prokurorin, pasi iu nënshtrua procedurave të parapara i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/