I dehuri godet 11 veturat e parkuara
Drejtuesi i këtij mjeti mund ta konsiderojë veten me fat. I dehur në timon mbrëmjen e së mërkurës u përplas me 11 makina të parkuara në rrugën transballkanike në Vlorë.
Sipas të dhënave të para nga policia e Vlorë, drejtuesi i mjetit kishte konsumuar alkool dhe ka humbur drejtimin e mjetit.
Vetë ai ka shpëtuar me lëndime te lehta por dëmet materiale në vendngjarje janë të mëdha.