I dehuri shkakton aksident dhe e ofendon policinë në kryeqytet

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka shkaktuar vetaksident trafiku duke goditur me veturë një rrethojë dhe një trafo të energjisë elektrike.
I dyshuari, po ashtu në vendin e ngjarjes ka ofenduar e penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare.
Rasti ka ndodhur në orët e para të së enjtes në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/