I dehuri tapë shkakton aksident në Prishtinë, dëmton shtyllat anësore të rrugës

Është arrestuar një person në kryeqytet, për shkak se në gjendje të dehur gjatë drejtimit të veturës kishte shkaktuar vet-aksident dhe si pasojë ka dëmtuar dy shtylla anësore të rrugës.
Të dyshuarit i është bërë matja e alkoolit me alkool-test dhe ka rezultuar 1.39 promil, transmeton IndeksOnline.
Aksidenti sipas policisë ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23 e 30 minuta në Prishtinë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa ndaj tij është hapur rasti për ngasje në gjendje të dehur./IndeksOnline/