I del rrena, konkurrentja e “Për’puthen” rinon vetën, thotë se është 4 vite më e re

Të dielën në “Për’puthen Prime”, u bë pjesë e programit Çiljeta Kormuzi.
Hyrja e saj bëri bujë të madhe, e cila u prezantua si mami i një vajze, shkruan Indeksonline.
Mirëpo, gjatë prezantimit vendosi ta rinojë vetën duke i fshehur vitet që ka. Ajo tha se është 25 vjeçe, e në fakt në janar të këtij viti ka mbushur 29 vite jetë.
Duke hulumtuar në llogarinë e saj në ‘Facebook’ shihet se në vitin 2020 ajo kishte festuar ditëlindjen e 27-të, në një ambient tejet festiv.

Gjithashtu edhe tek të dhënat e ‘Facebook’ ka vendosur vitin 1993, duke rënë në kundërshtim të madh prezantimin e saj të rrejshëm./Indeksonline/

