I “del tymi” basketbollistit serb, fajëson partitë politike për prezencën e flamurit të Kosovës në kongresin e UEFA-s në Beograd

Federata e Futbollit të Kosovës, me presidentin Agim Ademi mori pjesë në kongresin e 49-të të UEFA-s në Beograd të Serbisë.
Prania e flamurit të shtetit tonë i “kalli” serbët, madje edhe basketbollisti i njohur, Vladimir Stimac bëri një reagim në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline
Edhe pse është sportist, ende jeton në ëndrra!
Ai ia lë fajin partive politike të Serbisë si SNS dhe SPS-së për praninë e Kosovës në oragnizatat ndërkomëbtare si FIFA dhe UEFA.
“I vetmi përgjegjës për vendosjen e flamurit të Kosovës në Sava Center, në kryeqytetin e Serbisë është regjimi mafioz-tradhtar i SNS, SPS dhe sateltitëve të tyre. “Politika e tyre fituese” çoi Kosovën në shumë organizata ndërkombëtare si FIFA, UEFA-ja edhe vende të tjera. Pyetja ime është, cili është rezultati mes Beogradit dhe Prishtinës. Pranuam gol, apo në vend të 5:0, tani është 10:0 për ne?”, ka shkruar ish-lojtari i shumë klubeve të njohura në basketboll
Kujtojmë seë gjatë kongresit të UEFA-s, simbolet e Kosovës u larguan nga njerëz të papërgjegjshëm dhe ky akt pritet të dënohet nga shtëpia e më e madhe e futbollit në Europë, UEFA./Indeksonline/
Jedini odgovorni za postavljanje zastave tzv. Kosova* u Sava Centru, u prestonici Srbije, je mafijaško-izdajnički režim SNS, SPS i njihovih prilepak satelita.
— Vladimir Štimac (@stimac15) April 3, 2025
Njihova “pobednička politika” je dovela tzv. Kosovo* u mnoge međunarodne organizacije poput FIFA, UEFA, ali i mnoge…