I deleguari i VV-së nga Shqipëria sulmon mediet dhe gazetarët kosovarë

Arbër Zaimi, zyrtar i Lëvizjes “Vetëvendosje” nga Shqipëria, është shprehur i mllefosur me qëndrimin e medieve dhe analistëve kosovarë.
Përmes një shkrimi në Facebook, i deleguari i VV-së nga Tirana theksoi se partia e Albin Kurtit ka arritur suksesin pa ndihmën e mediave dhe analistëve.
“…dhe pa u lodhur kurrë”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Media e “analistëve” po synon të mbjellë lodhje dhe padurim, me idenë se kjo do e detyrojë Lëvizjen të bëjë marrëveshje të padrejtë.
Ata nuk duan t’i bëjnë presion LDK-së për marrëveshje të drejtë. I gjithë investimi është si e si të thyhet qëndrimi parimor i Lëvizjes.
Por harrojnë se Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka hapur vetë rrugën e suksesit të saj, pa ndihmën e “analistëve” dhe pa u lodhur kurrë.
