75 Mall Live Search
09:06 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

I dënuar me 15 vjet burgim për vrasje, kapet 40-vjeçari i rrezikshëm në Shijak

Një 40-vjeçar i cili cilësohet se një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë me 15 vjet burgim për vrasje u kap nga policia në Shijak – Shqipëri.

Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e personit, u ngritën pika kontrolli grackë dhe u bë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin lëvizte personi i dyshuar.

Në momentin që policia ka ndërhyrë për të ndaluar automjetin, 40-vjeçari G. B., banues në Shijak ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohej me vrap, duke hedhur edhe armën e zjarrit në tokë, por është kapur dhe prangosur në flagrancë nga shërbimet e policisë, të cilat kishin ngritur një perimetër sigurie për të mos lejuar largimin e tij.

Shtetasi G. B. është person me rrezikshmëri të lartë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe ka qenë i dënuar më parë me 15 vjete burgim për veprën penale: “Vrasja me dashje”, ngjarje e ndodhur në vitin 1997.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor – Durrës për veprime të mëtejshme./