14:30 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mustafa largon nga lista për deputet Haki Raqin, i dënuar më parë për korrupsion

Pas raportimit të medieve se Haki Raqi ishte i dënuar më parë për korrupsion kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se Raqi do të largohet nga lista.

“Çdo kandidat i LDK-së që identifikohet se ka pasur dhe ka problem me ligjin do të nxirret nga lista për deputetë të LDK-së. Do të veprohet sipas ligjit edhe për z. Raçi” ka shkruar Mustafa.

Haki Raqi është pjesë e listës për deputetë nga radhët e LDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit.