75 Mall Live Search
09:51 / E Enjte, 27 Mars 2025 / k.v

I dënuar për grabitje dhe vjedhje të rëndë/ Arrestohet në Prizren Gëzim Pulaj, kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka arrestuar Gëzim Pulajn, i cili ishte në kërkim për disa vepra penale dhe ndaj tij ishin lëshuar tri urdhërarreste. 

I pandehuri ishte dënuar me 3 vjet e gjysmë burgim për grabitje dhe vjedhje të rëndë në Prizren, transmeton IndeksOnline.

Për kapjen e tij, policia angazhoi disa njësi, përfshirë patrullat e stacionit, Njësinë e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) dhe Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve. 

Sipas raportit zyrtar, operacioni është zhvilluar pa përdorimin e forcës. Policia fillimisht siguroi perimetrin e shtëpisë ku fshihej i kërkuari, pastaj hyri brenda dhe e gjeti atë duke meremetuar një dhomë. 

I dyshuari u legjitimua, u prangos dhe u dërgua në stacionin policor për procedurat e mëtejshme. Pas përfundimit të procedurave, ai do të dërgohet për vuajtjen e dënimit./IndeksOnline