I dënuari me tri vite burg shkaktoi aksidentin me fatalitet në Malishevë, arrestohet nga Policia
Në fshatin Dragobil të Komunës së Malishevës para disa ditëve nga humbur jetën një këmbësor i cili ishte goditur për vdekje nga një veturë.
Lidhur më këtë rast, Policia e Kosovës dje ka arrestuar të dyshuarin që ka shkaktuar aksidentin.
I njëjti pas intervistimit është dërguar në vuajtje të dënimit, pasi ai kishte pas urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, i dënuar me tri vite burg./Indeksonline/