75 Mall Live Search
10:00 / E Enjte, 16 Qershor 2022 / k.v

I dënuari për terrorizëm arrestohet në Ferizaj

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 06:00, në fshatin Dardani të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet B.H (M/K), i moshës 45 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë,  për veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste “ me dënim burgimi prej 2 vite e 5 muaj.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.