75 Mall Live Search
13:14 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

I dërgoi foto intime, gruaja nga Mitrovica e shantazhon duke i kërkuar 5500 euro

Një burrë nga Mitrovica i ka dërguar foto intime një të panjohurës përmes rrjeteve sociale, e kjo e fundit e ka shantazhuar duke i kërkuar 5500 euro për mos publikimin e tyre.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës.

“Ankuesi mashkull K ka informuar se pas një kontakti përmes rrjetit social me një femër të panjohur, i njëjti kishte shkëmbyer disa foto intime dhe më pas e dyshuara e kishte shantazhuar, duke kërkuar 5500 euro, për të mos i publikuar fotot”, bën të ditur policia.

Policia shton se rasti është duke u hetuar.

Foto ilustrim