75 Mall Live Search
13:04 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

I dërgoi në finale por u la jashtë formacionit, Moura flet për finalen e Ligës së Kampionëve

Lucas Moura respekton vendimin e trajnerit të tij, Mauricio Pochettino për ta lënë jashtë formacionit për finalen e Ligës së Kampionëve.

Transferuar nga Paris St Germain në janar 2018, 26-vjeçari e ka vulosur vendin e tij në historinë e klubit me një hat-trick të mrekullueshëm që dërgoi Spurs në finalen e tyre të parë në Ligë të Kampionëve.

Por heroi i gjysmë-finales nuk u tregua i mjaftueshëm për një vend në formacion në finalen e Madridit, me Harry Kane të favorizuar në sulm pavarësisht një mungese të gjatë për shkak të lëndimit.

Braziliani hyri në lojë në minutën e 66-të dhe nuk ishte në gjendje të parandalonte Spursin nga humbja 2-0 ndaj Liverpulit.

“Natyrisht që ishte e vështirë, sepse çdo lojtar dëshiron të luajë”, ka thënë Moura për finalen e Ligës së Kampionëve. “Por ishte edhe më e vështirë për të humbur lojën”, transmeton Indeksonline.

“Unë me të vërtetë mendoj se mund të bëjmë më mirë, mund të fitojmë këtë trofe. Kemi pasur cilësi për këtë”.

“Duhet të respektoj vendimin e trajnerit dhe të respektoj shokët e ekipit tim, kështu që nuk ka problem me këtë”.

“Unë pres me padurim tani në sezonin e ardhshëm për të bërë një sezon të mirë. Të fitojmë një trofe, ky është qëllimi im” – tha sulmuesi i Tottenham. Sigurisht ai (Pochettino) ka një arsye të mirë për këtë vendim dhe jam i sigurt se për të është e vështirë edhe për të zgjedhur një lojtar. Ai duhet të zgjedhë vetëm 11″ – përfundoi braziliani./Indeksonline/