75 Mall Live Search
22:49 / E Hënë, 13 Korrik 2026 / Z S

I dërgojnë foto të Klodit me Elijonën, reagon Alice: Keni zero respekt 

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova 4”, historia e dashurisë mes Klodian Mihajt dhe Alice Masellit mori fund. Ndarja e tyre u konfirmua menjëherë pasi Klodiani la shtëpinë e reality show-t, duke i hapur rrugë lidhjes së tij me Elijonën, me të cilën u afrua gjatë qëndrimit në format.

Tashmë, Klodiani dhe Elijona e kanë bërë publike romancën e tyre edhe jashtë kamerave, ndërsa postimet e fundit të çiftit kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në këtë situatë është përfshirë edhe Alice, e cila ka marrë vazhdimisht mesazhe dhe komente nga ndjekësit, të cilët i kanë dërguar foto të Klodianit dhe Elijonës në momente romantike.

E lodhur nga kjo situatë, ajo vendosi të reagojë publikisht në TikTok, duke u kërkuar ndjekësve të mos e përfshijnë më në zhvillimet që lidhen me ish-partnerin e saj.

“Djema, sinqerisht jeni bërë të padurueshëm. Keni zero respekt. Shkoni dhe komentoni në TikTok-et e tyre, jo në të miat. Unë kam ecur përpara. Faleminderit”, shkroi Alice.

Me këtë mesazh, ish-partnerja e Klodianit la të kuptohet se e konsideron të mbyllur këtë kapitull të jetës së saj dhe nuk dëshiron të jetë më pjesë e diskutimeve që lidhen me marrëdhënien e re të tij.