75 Mall Live Search
15:18 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

I dërguari i presidentit Trump pret e përcjell politikanët kosovarë me radhë

Përfaqësuesi Special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori, Richard Grenell vazhdon me takime të shumta gjatë ditës së sotme.

Pasi takoi presidentin Thaçi dhe Albin Kurti e Vetëvendosjes, Grenell tashti në selinë e Ambasadës amerikane në Kosovë është duke takuar edhe liderët e tjerë vendës në politikën kosovare.

Nuk ka shumë informacione rreth këtyre takimeve, por se i dërguari i presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi duket se ka ardhur në Kosovë me një mesazh të qartë për të gjithë. /Indeksonline/