I dështuan futbollistët e Prishtinës, Challandes ‘troket’ te Drita

Ekipi kombëtar i Kosovës është duke finalizuar listën për dy ndeshjet miqësore ndaj Guinesë dhe Gambisë.
4 futbollistë të Prishtinës që ishin të ftuar, nuk do të grumbullohen për shkak të përgatitjeve për kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Përzgjedhësi Bernard Challandes do të ftojë futbollistë të rinjë për miqësoret që zhvillohet në Turqi.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që zvicerani i ka bërë ftesë disa futbollistëve të Dritës.
Megjithatë mbetet pikëpyetje nëse gjilanasit do t’i lëshojnë futbollistët të grumbullohen.
/Indeksonline/