20:23 / E Hënë, 02 Gusht 2021 / FG

I dha fund beqarisë, kush ishte i ftuari special në dasmën e deputetes Grainca?

Deputetja më e re në moshë në Kuvendin e Kosovës, Adelina Grainca është martuar.

Ligjvënësja 24-vjeçare i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me personin e zemrës, Erblin Maliqin.

Dasma ka qenë goxha e kushtueshme, mbase marrë shkas edhe nga mundësitë financiare që ka familja e deputetes Grainca.

Por kush ka qenë i përzgjedhur për të kënduar?

Në mesin e disa këngëtarëve që ndezën mbrëmë atmosferën, i ftuar ka qenë edhe legjenda e muzikës, Sabri Fejzullahu, i cili mes tjerash edhe ka interpretuar disa nga hitet e tij të pavdekshme. /Prive.al