I dha ‘vulë dashurisë’, Sabri Fejzullahu së shpejti me projekt të ri muzikor

Sabri Fejzullahu është këngëtari më i dashur nga publiku shqiptar.
Për herë të parë këndoi në vitin 1967, duke sjellë frymën e muzikës moderne në Kosovë, shkruan Indeksonline.
Edhe pse jemi në kohë pandemie, ai nuk po e ndal punën e tij, duke sjellë projekte të shumta muzikore.
Javë më parë hodhi në treg këngën “Vula e dashurise”, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.
Në një prononcim për Indeksonline, këngëtari tregoi që së shpejti do të lansoj këngën të re.
“Po jam duke punuar për këngë të re. Inçizimi është kryer, tashmë na ka mbetur vetëm videoklipi, që do na realizojmë këto 5-6 ditë”.
Ai ka sjellë edhe bashkëpunime të shumta me këngëtar të njohur të skenës muzikore.
“Është në bashkëpunim me Sinan Vllasaliun, dhe është këngë dedikuar Prishtinës, ditëve tona nga fëmijëria e deri sot. Qysh doket Prishtina, përjetimet e kështu me radhë” shtoi ai./Indeksonline/
