10:13 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Digjet një lokal në Sllatinë të Fushë-Kosovës

Një qytetar ka raportuar, të dielën në mbrëmje, se në rrethana të panjohura i është përfshirë nga zjarri lokali i tij në Sllatinë të Fushë-Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes menjëherë pasi është raportuar rasti, kanë dalë zjarrfikësit, të cilit e kanë shuar zjarrin. Ndërsa policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.