I digjet vetura vetëm 22 minuta pasi e kishte blerë
Një grua nga Wisconsin kishte një ditë të tmerrshme pasiqë makina e saj Chrysler Pacifica 2006 u kaplua nga zjarri, vetëm 22 minuta pasi e kishte blerë atë.
Fotot nga Departamenti i Zjarrfikësve në Grafton tregojnë shtrirjen ekstreme të dëmtimit të automjetit.
Blerësja tani ka kërkuar që t’i kthehen paratë që ajo kishte shpenzuar për blerjen e makinës së përdorur – (2,900 dollarë).
Nicole Brandt bleu Pacifikën nga makinat e përdorura të Big Bill. Ajo tha se kishte kursyer për dy vjet të blerë këtë makinë.
Më pak se gjysmë ore më vonë, Chrysler filloi të qes tym.
“Diçka po ndodhte në motor. Ishte vetëm shkrirje”, tha Brandt për Fox 6 News. /IndeksOnline/