09:45 / E Hënë, 25 Maj 2020

I digjet qëllimisht vetura afër shtëpisë, policia nis hetimet

Një femër ka raportuar në polici se persona të panjohur dyshohet se i kishin vënë zjarrin veturës së saj të parkuar afër shtëpisë së saj në Pejë.

Policia ka njoftuar se viktima pasi ishte informuar se vetura e saj është përfshirë nga zjarri kishte arritur që ta shuaj zjarrin, mirëpo vetura kishte pësuar dëmtime në pjesën e brendshme të saj.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësia e zjarrfikësve. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore./IndeksOnline/