10:23 / E Premte, 23 Tetor 2020 / k.v

I digjet vetura në oborr të shtëpisë, policia nis hetimet

Një person, shtetas i Sllovenisë, ka njoftuar se vetura e tij me targa të Sllovenisë e cila ka qenë e parkuar në oborrin e tij në Shtërpcë, është përfshirë nga zjarri.

Policia ka bërë të ditur se rasti i zjarrvënies ka ndodhur të enjten në orën 02:00, transmeton IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për të arrestuar./IndeksOnline/