75 Mall Live Search
21:14 / E Martë, 01 Mars 2022 / AR

I dolën të gjithë kundra pasi tha se ADHURON Putin, reagon Sindi i Përputhen!

Sindi, ish protagonistja e “Përputhen” ka shkaktuar debat me deklaratën e saj të fundit. Duke folur për Vladimir Putin, ajo ka deklaruar se e adhuron për zgjuarsinë.

“Nuk e di se në çfarë aspekti po i referohesh, por megjithatë edhe pse jam shumë kundra çfarë Putin ka bërë me Ukrainën, dua ta pranoj që kam një ‘adhurim’ të veçantë për një person si Putin. Mendoj se është politikani më i zgjuar që kjo botë ka parë!”, shkruan Sindi.

Pas reagimeve të ashpra që ka marrë Sindi ka shpjeguar deklaratën e saj.

“Ju lutem mos keqinterpretoni fjalët që unë them. Unë nuk e përkrah Putinin për asgjë që ai po bën me Ukrainën apo çdolloj krimi që ka marrë pjesë. Unë them kam një adhurim për zgjuarsinë që ai ka sepse sipas opinionit tim ai është treguar shumë i zgjuar në situata të ndryshme që do më duhej 3 story t’i thoja se e kam ndjekur goxha (jam e apasionuar mbas politikës). Dikush më shkruajti po ti përkrah Kosovën si thua Putini i zgjuar…Ku ishte Ukraina ku Kosova u sulmua?! Përkrahu Serbinë dhe Rusinë me trupa kundër shqiptarëve të Kosovës. Akoma s’e njeh pavarësinë e Kosovës kështu që mos të hyjmë në tema të thella se dalim nga kodra në breg me muhabet”, shprehet Sindi.