75 Mall Live Search
13:56 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

I dorëzohen Qeverisë e Kuvendit 3 raporte për hetimin e aksidenteve dhe incidentve aeronautike dhe hekurudhore

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA), ka përgatitur tri raporte të hetimit dhe në bazë të Ligjit për aviacion civil 03/L-051 këto raporte i janë dërguar Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të tria këto raporte mbështeten në tri situata të rënda, e dy prej të cilave kanë përfunduar me vdekje.

1. Aksidenti me helikopter “Puma SA330J” kontraktor i Misionit Ndërkombëtar në Kosovë EULEX. Ky rast është rast ndërkombëtar i cili ka ndodhur në Aeroportin e Prishtinës, ku ishin të lënduar dy persona staf mjekësor ndërkombëtar. Në cilësinë e vëzhguesve kanë marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesve Autoritetet e Hetimit të Aksidenteve Ajrore të Irlandës(AAIU) dhe të Francës(BEA). Nga ky rast kanë dalë dy rekomandime të sigurisë, të cilat janë rekomandime ndërkombëtare e që janë dërguar nga KHAIA për:

Komisionit European përmes European Union Aviation Safety Agency (EASA)

Operatorit të helikopterit me seli në Irlandë.

2. Aksidenti me Paragllajd i ndodhur me datën 07.09.2019 në Komunën e Prizrenit. Në këtë aksident ka mbet i vdekur Kryetari i Federatës së Aeronautikës së Kosovës z.Artan Venhari. Nga ky hetim kanë dalë tetë (8) rekomandime të sigurisë të cilat u janë dërguar nga KHAIA institucioneve si në vijim:

Federatës Aeronautike të Kosovës,

Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe

Asociacionit të Komunave të Kosovës.

3. Aksidenti hekurudhor i ndodhur në Klinë më 17.09.2019. Në këtë aksident ka mbetur e vdekur një nxënëse 16-vjeçare e cila ishte këmbësore.

Për informacione shtesë ju lutem gjeni të bashkëngjitur linkun në të cilin janë raportet e plota: