75 Mall Live Search
10:24 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

I dua dy burra në të njëjtën kohë- bashkëshortin tim dhe shokun e tij më të mirë

Jam duke pasur një marrëdhënie me shokun më të mirë të burrit tim.

Disa thonë se është e pamundur të duhen dy njerëz, por unë e bëj këtë gjë.

Unë kam qenë e martuar për 18 vjet. Unë jam 44 vjeç. Jam takuar me mikun e tij më të mirë në 6 muajt e fundit. Ata të dy kanë 46 vjeç.

Miku i tij është i martuar dhe e gjitha nisi kur ai filloi të më tregoj për problemet e martesës së tij.

Ai kishte ardhur për të parë burrin tim i cili ishte jashtë shtetit. I dhashë atij një përqafim,  i cili u kthye në puthje dhe pamë se nuk mund të ndalemi.  

Ne nuk zgjedhim se ku bëjmë seks, madje edhe në makinë, pasi nuk mund të shkojmë në shtëpi të tij për shkak të gruas dhe fëmijëve të tij.

Unë zakonisht i them burrit tim se po shkoj për të parë nënën time.

Unë kurrë nuk kam bërë asgjë si kjo më parë. Më bën të ndihem e siguri dhe e dëshirueshme.

Por tani ai ka filluar të më thotë se është i zënë, duke me thënë se do takohemi javën e ardhshme.

Kur e pyes pse nuk mund të takohet me mua, ai thotë se i pëlqen të shohë fëmijët e tij para se të shkojnë në shtrat.

Unë e shoh atë me shokë të tjerë duke dalë, por nuk mund të them asgjë pasi burri im është atje.

Për shkak të gjithë kësaj unë kam humbur peshë, edhe pse njerëzit thonë se dukem shumë mirë dhe seksi.

E pyeta të dashurin tim nëse ne duhet të shkonim dikur larg dhe ai thjeshtë më pyeti përse e thash këtë.

Por unë nuk dua diçka aq të madhe, e gjitha çka dua është që ai të më dashurojë dhe ët më shohë kur të mundet. Unë madje ofrova të kisha kirurgji kozmetike për t’u dukur më mirë, por ai më tha se më mirë ishte të isha vet-vetja.

Nuk di se çfarë të bëj më tutje, pasi e shoh se interesimi i tij ka rënë pak.

Përgjigja:

Duket sikur diçka duhet të ketë ndodhur për të sjellë ndryshimin me këtë djalë.

Ndoshta gruaja e tij dyshon, ose ka ndodhur diçka tjetër.

Ju madje mund të keni të drejt në dyshimin tuaj se ai po shihet me dikë tjetër. Besnikëria shpesh nuk vjen në këtë çështje.

Kjo në të vërtetë nuk po shkon askund dhe ju jeni duke rrezikuar gjithçka për aq pak në këmbim.

Mendoni për jetën tuaj, nevojat tuaja dhe ndjenjat tuaja. Dhe mendoni për ato të familjes suaj.

A ka rënë jeta seksuale e martesës suaj?

Nëse është kështu, vendosni energjinë që jepni në marrëdhënien e re,në marrëdhënien me burrin tuaj. Është mirë të bisedoni me të./Indeksonline/