“…i dua paratë, s’e qaj kokën për shtetin, ami 100€”, Kurti thotë se s’bën marrëveshje private!

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka ripërsëritur qëndrimin se Qeveria e tij nuk mundet askush të sillet në mënyrë private. Sipas tij, këto janë kohëra të qeverive të kaluara.
“Në fjalimin e tij në Kuvend, shefi i ekzekutivit theksoi se s’ka inate ndaj asnjë sindikalisti.
Nuk është e vërtetë që me SBASHK-un kam pas marrëveshje më herët. E vërteta është e kundërt. Me datën 5 qershor 2017 kur zgjedhjet ishin me 11 qershor, 6 ditë para zgjedhjeve, SBASHK-u kishte bërë memorandum bashkëpunimi.
Për mua nuk ka dilema që përkrahja e opozitës për grevën tregon se përçka këtu bëhet fjalë. Është e njëjtë me 30% të Trustit.
“Unë i dua paratë, s’e qaj kokën për shtetin, i dua parat për veti”, e kështu nuk bën. “Ndihmom si vëlla, na ndihmo të dalim prej krizës, ami 100 euro” e nuk bën kështu. S’mundesh me u sjell me Qeverinë e Republikës në mënyrë private, këto ishin në të kaluarën”, u shpreh ai. /Indeksonline/