75 Mall Live Search
12:43 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / Gj. Sh

I duhen vetëm 25 sekonda, Luara Fazliu i siguron medalje Kosovës (VIDEO)

Xhudistja Laura Fazliu, i ka siguruar Kosovës një tjetër medalje nga Grand Slami i Tbilisit.

Fazliu ka kaluar në finale të kategorisë deri 63 kg, pasi në gjysmëfinale mposhti xhudisten australiane, Katharina Haecker, shkruan IndeksOnline.

Xhudistja kosovare e fitoi këtë ndeshje vetëm për 25 sekonda.

Në çerekfinale, Laura e mposhti kampionen në fuqi të Evropës, britaniken Gemma Howell.

Fazliu fillimisht fitoi ndaj kinezes Jing Tang e më pas e mposhti francezen Gaetane Deberdt./IndeksOnline/