I dyshuari hidh armën nga kamioni pasi pa policët, dërgohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes

Në fshatin Krajk, Prizren, patrulla e Policisë së Kosovës, gjatë asistimit të Inspektorëve të “Shoqatës së Peshkatarisë”, ka ndaluar një person që ishte duke ngarë një kamion.
Pas vëzhgimit të policëve, i dyshuari, kur ka vërejtur prezencën e uniformave, ka hedhur diçka në shkurre. Pas kontrollit të imtësishëm të lokacionit, është gjetur një armë pistoletë e tipit GLOCK 17, prodhim Austriak.
Policia ka ndaluar menjëherë personin, i cili është identifikuar si M.L., 27 vjeç, nga fshati Krajk. Hetuesi kujdestar dhe krim-tekniku i kriminalistikës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar armën. Pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.
Njëkohësisht, është hapur një hetim për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës”. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./IndeksOnline/