I dyshuari kërcënon policin gjatë seancës gjyqësore
Policia ka arrestuar një person gjatë ditës së djeshme, pasi që i njëjti gjatë dëshmisë në një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prizren ka kanosur zyrtarin policor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas
intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që
i njëjti gjatë dëshmisë në një seancë gjyqësore kishte kanosur viktimën
zyrtarin policor në detyrë mashkull K/Shqiptar. Me vendim të
prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e
mbajtjes”, thuhet në raportin e Policisë./Indeksonline/