75 Mall Live Search
09:54 / E Diele, 10 Mars 2024 / LB

I dyshuari në kërkim/ Detaje për plagosjen e tre personave në Gjakovë

Tre persona janë plagosur në Gjakovë, mesnatën e së shtunës.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli”.

Rasti u konfirmua edhe nga policia.

Zëdhënësi Sheremet Elezaj, bën me dije se i dyshuari është në kërkim.

“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe viktimave ju është ofruar trajtim mjekësor. Nga informatat e para të pranuara, gjendja e tyre shëndetësore është stabile. Aktualisht jemi duke kryer procedurat e nevojshme hetimore në drejtim të zbardhjes së rastit dhe kapjen e të dyshuarit. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, tha ai.