19:40 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

I dyshuari për dërgimin e bombës në Amerikë është një ish-stripter

Gjatë kësaj jave disa fytyra publike si Joe Biden, Obama, De Niro dhe Hillary Clinton përmes postës ju erdhën disa bomba.

Personi që u dyshua u arrestua brenda 24 orëve në Florida. I dyshuari u indetifikuar si Cesar Sayoc, 56 vjet, transmeton Indeksonline.

E kaluara e Cesar ishte kriminale. Ai ishte i akuzuar për pesë krime tjera.  Po ashtu u zbulua se Cesar është përkrahës i Donald Trump. Ai ishte parë në njërin nga mitingjet e presidentit.

Ndërsa nga viti 1996-2000, Sayoc kishte punuar si stripter. Sipas raportimeve të TMZ, Cesar si stripter kishte qenë i ashpër. Ai kishte kërcnuar disa herë kolegët e tij se do t’i vriste për shkak se ishte xheloz se ata po fitonin më shumë.

Nëse shpallet i fajshëm, Cesar Sayoc mund të dënohët me më shumë se 45 vite burg./Indeksonline/