75 Mall Live Search
09:41 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

I dyshuari për dhunim në Slloveni, arrestohet në Kosovë

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit në Slloveni, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë gjatë ditës së djeshme.

“Në bazë të autorizimit lëshuar nga prokuroria kompetente me  11.03.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar,  lidhur me veprën penale të dhunimit,  i cili dyshohet se ka ndodhur me datën e lartcekur (më 7 gusht të vitit 2015) në shtetin e Sllovenisë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari  është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Indeksonline/