I dyshuari për fajde dërgohet përsëri në QKUK, i shfaqen probleme shëndetësore!
Mentor Maqani, i arrestuari në grupit ku dyshohen për fajde, detyrim e mashtrim, është dërguar përsëri në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Nën përcjellje të rreptë të Policisë së Kosovës, Maqani ka kryer disa kontrolle për shkak të përkeqësimit shëndetësoj të tij.

Ai ishte shtrirë në QKUK edhe para disa javësh mirëpo Prokuroria kishte kërkuar rikthimin e tij në qeli. Mësohet se Maqanit i ishin shfaqur probleme shëndetësore të cilat lidheshin kryesisht me tension dhe diabet.

Vlen të theksohet se Meqani së bashku me disa të tjerë po akuzohen për fajde dhe mashtrim.
Policia e Kosovës në fund të majit zhvilloi një operacion të cilin e emëroi ‘Dallga’ ku rezultoi me arrestimin e 5 persona; Ismet Osmani -Curri, Ilir Bojku, Adil Thaçi, Mentor Maqani dhe Rrahim Hashimi.
Organet e drejtësisë të njëjtëve u ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji. /Indeksonline/

