10:26 / E Enjte, 07 Dhjetor 2023 / k.v

I dyshuari për Masakrën e Dubravës nuk e pranon akuzën

Ka nisur seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të dyshuarit Gavrilo Milosavljeviq, i akuzuar për krime luftë për Masakrën e Dubravës.

I dyshuari për Masakrën në Burgun e Dubravës, ish-gardiani i burgut, Milosavljeviq, nuk e ka pranuar akuzën për vrasjen, plagosjen dhe maltretimin e të burgosurve në Dubravë gjatë viteve 1998-1999.

Ai sipas Prokurorisë Speciale gjatë kësaj kohe bashkë edhe me disa gardianë të tjerë të burgut i kishin shkuar në qeli edhe veprimtarit Ukshin Hoti, të cilin e kishin fajësuar për bombardimet e NATO-s.

“Profesor, sherri juaj po na ndodhin bombardimet e NATO-s” i kanë thënë.