I dyshuari për plagosjen në Prishtinë, është emër i njohur për policinë

Një person dyshohet se ka mbetur i plagosur në lagjen Emshir në Prishtinë, i cili është jashtë rrezikut për jetë.
I dyshuari për plagosjen është Valton Sadiku. Ai është emër i njohur për organet e rendit.
Në vitin 2019 ai ishte përfshirë në një rast tjetër të gjuatjes me armë zjarri. Në vitin 2021 Valton Sadiku ishte ftuar nga Gjykata mirëpo që i njejti nuk ishte paraqitur.
Valton Sadiku akuzohej se kishte kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, pika 1.4 të Kodit Penal, vepër e cila është e dënueshme me burgim deri në tre vjet, sipas Kodit që ishte në fuqi në kohën kur është kryer vepra penale./Indeksonline/