16:41 / E Mërkurë, 03 Nëntor 2021 / LB

I dyshuari për vjedhje në Prishtinë konfrontohet me sigurimin, policia e arreston në vend të ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar në Prishtinë për vjedhje.

I dyshuari është arrestuar nga ana e zyrtarëve të stacionit policor Qendra në vendin e ngjarjes, derisa ka qenë në konfrontim fizik me zyrtarin e sigurimit të një kompanie private.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sot rreth orës 04:00, kemi pranuar informatën për një vjedhje grabitqare të ndodhur në një dyqan, në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë. Personi i dyshuar është arrestuar nga ana e zyrtarëve të stacionit policor Qendra, në vendin e ngjarjes, derisa ka qenë në konfrontim fizik me zyrtarin e sigurimit (të një kompanie private) . Personit të dyshuar: -A.G. mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Turqisë, i janë gjet dhe sekuestruar: – stoli ari dhe bizhuteri, – një thikë- një kaçavidë etj. Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.