75 Mall Live Search
10:49 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / Z S

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gollubovc u kap në këtë shtëpi të pabanuar në Pllaqicë

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, rreth orës 06:30, policia ka arritur ta kapë Astrit Isufin, i cili dyshohet për vrasjen e dyfishtë të ndodhur të enjten në Gollubovc të Malishevës.

Gazetari i T7 raporton se Isufi është gjetur nga zyrtarët policorë teksa fshihej në një shtëpi të pabanuar në fshatin Pllaqicë, jo larg vendit të ngjarjes.

Në momentin e kapjes, Isufi ishte i lënduar.

Menjëherë pas arrestimit, atij iu ofrua ndihmë e parë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ndërsa më pas u dërgua për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.