75 Mall Live Search
16:27 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / Z S

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë kishte aktakuzë për dhunë në familje e kanosje

Një ngjarje tragjike ndodhi sot në fshatin Gollubovc të Malishevës, ku një person i dyshimtë vrau dy të tjerë e që janë vëllezërit e gruas së tij.

I dyshuari tanimë në arrati, Astrit Isufi është emër i njohur për organet e hetuesisë në vendin tonë.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zyrtarja për Informim e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Shala njoftoi se në fakt Astrit Isufi ka qenë i dyshuar për dy vepra penale që janë “Dhunë në familje dhe kanosje”.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se prokurori i shtetit ndaj personit te dyshuar A.I., me datë 06.04.2025, është paraqitur kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, e cila po të njëjtit iu është caktuar nga gjykata kompetente. Po ashtu, me datë 07.04.2025, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit për veprat penale “Dhune ne familje sipas nenit 248 të Kodit penal të Republikës së Kosovës, dhe “Kanosje” sipas nenit 181 te KPRK-se”, deklaroi Shala.

Prokuroria në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj të dyshuari për këtë rast dhe Isufi ishte në paraburgim gjatë muajit prill dhe nuk dihet se kur i është ndërprerë masa e sigurisë.

Pas krimit të rëndë që ndodhi sot në Malishevë, Isufi ka arritur që të arratiset nga vendi i ngjarjes./Indeksonline/