75 Mall Live Search
17:40 / E Diele, 10 Gusht 2025 / Burim

I dyshuari për vrasjen e trefishtë në Gjilan foto edhe me Xhelal Sveçlën

Mefail Shkodra është në arrati, pasi është i dyshuar për vrasjen e tre personave sot në qytetin e Gjilanit.

Nga fotot e publikuara nga ai në rrjetet sociale shihet se ai ishte pjesëmarrës në disa ngjarje, pranë figurave kryesore të shtetit.

Një fotografi e Mefail Shkodrës me Xhelal Sveçlën, ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, po qarkullon gjithashtu në internet.

Tre të vrarë në Gjilan, i dyshuari Mefail Shkodra shpallet në kërkim – krejt çka dihet deri tani.

Poashtu Shkodra, kishte bërë foto edhe me kryeministrin në deyrë, Albin Kurti, presidenten Vjos Osmani, kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj e kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.